Kryeministrit Rama i vdiq nëna

 

Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës i vdiq nëna. Lajmin e bëri të ditur sot Rama përmes një postimi në facebook.

Rama ndër të tjera u shpreh në facebook se nëna e tij ishte drita e shtëpisë ku u rritën dhe u bënë burra.

“E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkroi Rama në facebook./21Media

Back to top button