Kuka i lumtur me suksesin e Laura Fazliut në evropian

Laura Fazliu është shpallur kampione evropiane dy ditë më parë, sukses ky që e ka bërë krenar trajnerin e saj Driton Kuka.
Kuka ka thënë se  sukseset e xhudos po vijnë, edhe pse rrugës po hasne pengesa të ndryshme, siç është ai me viza.
Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka bërë të ditur se pikërisht Laura Fazliu kishte problem me vizë për të hyrë në Bosnjë e Hercegovinë.
“Për një ditë të mirë. Pas finales me kampionen evropiane. Laura Fazliu 63 kg Edhe pse viza na u dha një ditë para udhëtimit për hyrje në Bosnjë diçka që nuk u duk aspak rastësisht atje prapë Kosova u shqua fortë me rezultat e performancë.Sfida të tilla po na bëjnë më të fortë dhe xhudo do vazhdoj të jep për forcimin e imazhit të vendit kudo nëpër Botë”, ka shkruar Kuka në Facebook./21Media

Back to top button