Kurteshi kërkon të lejohet arritja e votave në Kosovë edhe 10 ditë pas zgjedhjeve

 

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje po i kërkon që ta lejojë arritjen e votave në Kosovës edhe 10 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Kjo kërkesë vie pasi që sipas tyre, KQZ ka shkelur afatet e caktuara vet.

Ndërsa, nga PZAP po kërkojnë që të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit t’iu jepet mundësia që të parashtrojnë ankesë përmes e-mailit.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi në konferencën për media ka ftuar edhe prokurorinë që t’i hetojë sipas tij shkeljet e KQZ-së.

“Meqenëqë janë shkelur afate kërkojmë zyrtarisht me gjithë aktgjykimin e gjykatës kushtetuese që KQZ të mundësojë lejimin e votave pas ditës së zgjedhjeve pasi vetë KQZ i ka shkelur vetë afatet. Nëse nuk është mundësuar sot e ndoshta as nesër, atëherë duhet të shtyhet afati nga jashtë vendi për 10 dite. Prokuroria e kanë detyrën eksoficion t’i hetojë veprimet dhe shkeljet ligjore në KQZ dhe jashtë KQZ-së në lidhje me veprimet dhe afatet të cilat janë tejkaluar dhe është shkelë e drejtat e votuesve”, ka thënë Kurteshi.

Back to top button