Të paktën 30 shtëpi u dogjën tërësisht 

 

Një zjarr i madh që është ndezur jashtë qytetit perëndimor Australian, Perth ka detyruar banorët e afërt të evakuohen pasi i njeti u përhap me shpejtësi të madhe edhe përkundër faktit që qyteti ishte në karantinë nga koronavirusi.

Zjarri, i përplasur nga erërat e forta, ishte dyfishuar në shpejtësi brenda natës, ndërsa të paktën 30 shtëpi besohet se janë djegur tërësisht. Njerëzve u është thënë të ikin në siguri edhe nëse kjo do të thotë thyerje e rrugullave për karantinim.

Kryeministri Australian Australian (WA) ka thënë se shteti po përballej me një situatë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”.

“Tani për tani shteti po lufton me dy lloje të ndryshme të emergjencave – një emergjencë e rrezikshme zjarri dhe një emergjencë mbylljeje Covid-19”, ka deklaruar Mark McGowan.

Sidoqoftë, ai i ka kërkuar shumicës së banorëve të kryeqytetit që nuk janë dëmtuar nga zjarri që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit.

Sipas standardeve globale, është një rrezik shumë i ulët pasi qyteti ka raportuar vetëm një rast lokal. Por, qyteti me 2 milionë banorë ka hyrë në një karantinë të parakohshme pesë ditore të dielën pasi është konfirmuar infeksioni i parë lokal në Australinë Perëndimore në 10 muajt e fundit.

Back to top button