Kurti premton përfitim mujor për fëmijë dhe shujta falas për nxënësit

 

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur planet e tij për fëmijët dhe familjet.

Ai ka premtuar se familjet do të marrin një përfitim mujor për fëmijë prej 20 € për fëmijët nën 2 vjeç, dhe 10 € për fëmijët e moshës 2-16 vjeç.

Po ashtu ka thënë se do të hapen 160 qendra të kujdesit për fëmijët  si dhe vaktet falas do të ofrohen për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

“Nëse një familje fiton më pak se 7,000 € në vit, ajo do të përfitojë 50 € për fëmijë. Nëse një familje fiton më pak se 6,000 € në vit, ajo do të përfitojë 100 € për fëmijë. Nëse një familje fiton më pak se 5,000 € në vit, ajo do të përfitojë 150 € për fëmijë.”, ka bërë të ditur Kurti.


Po ashtu ai ka premtuar se prindërit do të kenë 12 muaj pushim të lehonisë.

“Neni 50 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Prindërit do të kenë 12 muaj pushim të lehonisë / atësisë, ndërsa nënat e papuna do të përfitojnë 250 € në 6 muajt e parë të amësisë. Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i uritur dhe as të mbetet pas.”,  ka thënë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje  doli e para në zgjedhjet e 14 shkurtit./21Media

Back to top button