Kurti të enjten viziton Austrinë

Të enjten, më 12 janar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Austri ku do të pritet nga homologu i tij, Karl Nehammer.
Kurti dhe Nehammer do të mbajnë së bashku edhe një konferencë shtypi në Ballhaus Platz në orën 13:30.
Gazeta austriake Heute, i ka kushtuar një shkrim vizitës së planifikuar të shefit të qeverisë kosovare atje.
Heute përmend raportet e mira të dyja vendeve.
Në artikull gazeta përmend deklarimin e Kurti për gazetën gjermane “Der Spiegel” ku u shpreh optimist se pesëshja mosnjohëse e pavarësisë së Kosovës, Spanja, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Greqia, nuk do t’i bënin problem Kosovës drejt rrugëtimit për në Bashkimin Evropian.
“Ne nuk duam të hyjmë në BE as në korsinë e shpejtë e as nga dera e pasme”, pati thënë Kurti.
Në artikull përmendet edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE që u bë në dhjetor.
Gazeta shkruan edhe për tensionet e fundit në veri, duke theksuar se shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës është në rritje.
Aty përmendet edhe plagosja e dy të rinjve serbë që ndodhi të premten në Shtërpcë.

Back to top button