Kurti thotë se 654 milionë euro do t’iu ndahen komunave vitin e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se Qeveria do të ndajë 654 milionë euro për komunat për vitin 2023.
Ai gjatë takimit me kryetarët e komunave në Pejë, tha se është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023,
“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, e kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në cilësinë e shërbimeve komunale, karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit në ekonomi”.
Kreu i ekzekutivit se nevojitet avancim i bashkëpunimit Qeveri-komuna.
“Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit”, tha Kurti.
Në takimin e Kurtit me kryetarët e Komunave po marrin edhe disa ministra e zëvendësministra./21Media

Back to top button