Kurti uron Kroacinë pasi u pranua në zonën Schengen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar popullin kroat pasi Kroacia u bë anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen.
Kjo u bë me mbështetjen unanime sot nga Bashkimi Evropian për heqjen e kontrolleve kufitare dhe do të hyj në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
“Urime njerëzve të Kroacisë dhe kryeministrit Andrej Plenkoviq për arritjen e këtij momenti historik”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.


Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen./21Media 

Back to top button