Kurti uron Kurban Bajramin: Le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kurti bëri thirrje që në këtë festë, qytetarët të bëhen edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, “për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”.
“Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve“, shkroi Kurti në Facebook. /21Media