Vidovdani, serbët dalin rrugëve të Graçanicës duke kënduar këngë nacionaliste serbe

(lajm i përditësuar)


Vidovdani, serbët dalin rrugëve të Graçanicës duke kënduar këngë nacionaliste serbe

Dhjetëra qytetarë të komunitetit serbë kanë dalur rrugëve të Graçanicës për të kënduar këngë nacionaliste serbe, pas përfundimi të pjesës së parë të festimeve për nder të ditës së Vidovdanit.

Manifestimi i Vidovdanit deri më tani ka kaluar pa ndonjë incident.

Pjesa e dytë e manifestimit pritet të fillojë rreth orës 13:00.


Në festën e Vidovdanit po merr pjesë edhe djali i Vuçiqit, Danilo

Djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Danilo, iu është bashkuar turmës në festën e Vidovdanit në Graçanicë.

Ai, si shumë të tjerë aty, ka veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.


Patriarku Porfirije uron Kurban Bajramin

Patriarku Porfirije ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke i quajtur “vëllezër”.

“Kosova është e ngjashme me Jerusalemin, Kosova është vend i shenjtë për krejt ata që luten dhe që kanë besim. Vëllezërit mysliman sot e kanë festën e Bajramit nga ku edhe ua uroj” – tha ai para qytetarëve serb gjatë liturgjisë së parë.

Në festën e Vidovdanit që po mbahet në Manastirin e Graçanicës ka filluar mbajtja e liturgjisë së parë.

Pranë qytetarëve serb nga Kosova e nga vendet fqinje, që janë mbledhur për të shënuar këtë ditë janë vendosur flamuj të Serbisë e simbole të ndryshme.

“Djemtë e Kosovës” e “Rrënjët e mia” janë disa nga shprehjet që u panë gjatë festës së kësaj dite. /kallxo


Nis mbledhja e qytetarëve në Manastirin e Graçanicës

Në orën 7 në bazë të njoftimit të Policisë së Kosovës do të nisin festimet në Graçanicë për Festën e Vidovdanit.

Qytetarë serb të ndryshëm nga vende nga Kosova por edhe vendet fqinje tashmë kanë nisur që të mblidhen për këtë festë. Ndryshe nga herët e tjera festa e Vidovdanit sot nuk do të festohet në Gazimestan për shkak të situatës se sigurisë.

4 autobusë me targa nga Beogradi tashmë kanë zbarkuar në Graçanicë. /kallxo


“Vidovdani”, mbyllen hyrje-daljet në Graçanicë

Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend me rastin e Festës së Kurban Bajramit dhe festës së ashtuquajtur të serbëve “Vidovdanit”.

Sipas Policisë, edhe këtë vit, sikurse edhe vitet e kaluara, me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë ditës së nesërme, si:

“Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike. Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike. Garantimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët. Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale. Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie. Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës. Festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora (07:00), andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit. Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtarë partnerët ndërkombëtar, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e nesërme, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Njëkohësisht, Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi sipas nevojës do ti ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa. /kp

Back to top button