Kush është shteti i tretë që shihet si ofertë për lirimin me kusht për të akuzuarit e Speciales

 

 

Garancia shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë po diskutohet shumë, pas deklaratës së Hisen Berishës se presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, për mbrojtje në liri.

Avokati Taulant Hodaj, në Click të RTV21, ka treguar se kjo deklaratë ka rrjedhur si pasojë e një mendimi të tretë që e ka dhënë një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, në rastin kur është refuzuar lirimi me kusht.

Hodaj ka theksuar se pala mbrojtëse duhet ta përcaktojë se kush është shteti i tretë dhe çfarë lloj garance ka dhënë ai shtet i tretë./21Media

 

Back to top button