Ky është rezultati mes Kosovës dhe Sllovenisë
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2023 për grupomshat U21.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanët” e rinj kanë arritur të barazojnë pa gola me Kombëtaren e Sllovenisë.
Pavarësisht tentimeve të shumta për gol, ku te Kosova kishim katër sosh në krahasim me gjashtë goditje sa regjistruan sllovenët, të dy portierët arritën të mbajnë portat e paprekura, dhe t’ia sigurojnë kombëtareve të tyre nga një pikë.
Ndërkaq, barazimi i sotëm ishte i pari për Kosovën në Grupin G, ku me pikën e re vazhdon pozicionimin në vendin e pestë me shtatë pikë të tubuara, krahas Sllovenisë që tani ngjitet në pozitën e tretë me gjithsej nëntë pikë, aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë.
Rezultati final i ndeshjes është 0:0.