Lajmërohen familjarët e të moshuarit të humbur në Ferizaj

Policia ka informuar se janë lajmëruar familjarët e të moshuarit të humbur sot në Ferizaj.
I moshuari i është dorëzuar familjes.
“Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij.”, është bërë e ditur në komunikatë.
15:00- Ky person ka humbur, luten familjarët të shkojnë ta marrin në stacionin e policisë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të bashkuar me familjarët e tij një person të moshës së shtyrë i cili ka humbur.
“Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyrë, i cili nuk din të flas.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia lut familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Personi në fjalë aktualisht është në stacionin e policisë në Ferizaj./21Media

Back to top button