Lehtësohen masat antiCOVID, hiqet ora policore

 

 

Qeveria e Kosovës ka propozuar sot lehtësimin e masave antiCOVID. Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku-Idrizi.

Ajo ka thënë se “Është propozuar heqja e orës policore në zonat e kuqe, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes”

Po ashtu në masat e reja parashihet edhe që studentët të rikthehen në sallat e Fakulteteve.

“Studentët po ashtu do të mbajnë ligjerata në objektet e fakulteteve, pra do të hiqet opsioni online.”, ka thënë ajo.

Ndërsa sipas këtyre masave siç tha zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku-Idrizi,  operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00.

Tutje, Baxhaku-Idrizi ka bërë të ditur se masat e reja do të publikohen rreth orës 15:00./21Media

Back to top button