Kurteshi kërkon që fletëvotimet me postë të pranohen deri më 13 shkurt
Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, ka kërkuar nga ky komision që të shtyhet data kur të pranohen fletëvotimet me postë nga jashtë deri më 13 shkurt.
“Qëllimi është i ligjshëm. Ne kemi vonesa të tilla si KQZ me vendimet tona, i kemi bërë ato për shkaqe teknike që kanë qenë shumë aplikime. KQZ ta marrë vendimin që postën ta pranojë më 13 shkurt, se ajo nuk e dëmton në asnjë mënyrë votën më 14 shkurt, se ka ardhur pasa kësaj vote”, ka thënë Kurteshi.
Në mbledhjen e KQZ-së, koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka thënë se deri më tani janë pranuar 14 mijë e 987 pako të fletëvotimeve nga jashtë./21Media