Limaj: Dialogu me Serbinë do të jetë transparent
Limaj dhe Ahmeti u takuan me Haradinajn
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë më Shpend Ahmetin, të cilët janë mandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë kanë nisur takimet me krerë të institucioneve në vend.
Fillimisht Limaj e Ahmeti kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Krejt këto takime, sipas Limajt janë në funksion të koordinimit të veprimeve dhe marrjes së gjithë informacioneve dhe dokumentacionit se çka është diskutuar deri me tani në bisedime me Serbinë.
Limaj bëri të ditur se procesi i dialogut me Serbinë do të përshkruhet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.