Mahmut Ferati feston ditëlindjen dhe 40 vjetorin e karrierës

 

Njëri ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore, Mahmut Ferati sot feston ditëlindjen e 60-të.

Ai ka vite që është pjesë e skenës muzikore dhe qysh nga fillimi ka fituar dashurinë e publikut shqiptar, shkruan rtv21.tv

Këngëtari nga Tetova në këtë ditë të veçantë ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Një urim të veçantë Mahmuti e ka pranuar edhe nga vajza e tij, Argjenda e cila gjithashtu i ka uruar edhe 40 vjetorin e karrierës.

Ndër këngët më të njohura të Mahmut Feratit janë “Shko”, “Sille botën krejt”, “Të takova”, “Si je”, e shumë të tjera. Në repertuarin e tij të pasur veçohen edh bashkëpunimet me këngëtaren e dashur të estradës, Shyhrete Behlulin, me këngëtarin Milaim Mezini, me Shaqir Cërvadikun, e shumë emra të tjerë.

Këngëtari është i martuar dhe ka dy fëmijë, Argjendën dhe Granitin./21Media

 

Back to top button