Maliqi: Nuk kemi program për vjehrrat, do të rriten pensionet

(Lajm i përditësuar)
Maliqi: Nuk kemi program për vjehrrat, do të rriten pensionet
Afrim Maliqi, kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, në emisionin “Click” të RTV21 ka paraqitur disa pika të programit të tyre zgjedhor lidhur me ekonominë e vendit.
Maliqi tha se targeti kryesor i programit të tyre është zbutja e papunësisë.
I pyetur se në programin e tyre a përfshihet përkrahja e gjysheve që kujdesen për fëmijët pasi që në fokus të tyre është familja, Maliqi tha se jo.
”Nuk është se kemi paraparë diçka të ngjashme për vjehrrat por sigurisht do të ketë mbeshtetje edhe për atë kategori siç janë pensionet, mund të ketë rritje të pensioneve, do të thotë targeti jonë është zhvillimi ekonomik që ta zbusim papunësinë. Përmes krijimit të agjensionit i cili do të merrt me eksportet do të ju lejojë bizneseve që të regjistrohen në këtë agjension ku aty do të bëhet një platëformë që do të lidhin marrëveshje me agjensionin i cili do të angazhohet për gjetjen e klietve brenda dhe jashtë vendit”, tha Maliqi.
Lidhur me këtë deklaratë sa i përket përkrahjes së vjehrrave, të cilin e ka bërë LVV-ja, Kandidati për deputet për Koalicionin për Familje, Visar Korencia tha se ”Ky premtim nuk është në programin e VV-së, është bërë deklarim i qastit”.
Maliqi: Rreziku që i kanoset familjes është nga ligjet problematike
Kandidati për deputet për Koalicionin për Familje,, Afrim Maliqi në ”Click” të RTV21 ka thëë se familjet po rrezikohen përmes ligjeve ”problemtike”.
Maliqi këtu ka përfshirë, Kodi Civil për çka tha se me çdo kusht do të luftojnë që këto ligje mos të kalojnë.
”Rreziku që i kanoset familjes është për ligjet problematike të cilat kanë tentuar të shtyhen në Kuvend duke përfshi kodin civil i cili lejon martesat e gjinive të njëjta dhe pastaj ata mund të adaptojnë fëmijë, kjo për neve është cenim i vlerave, ne me çdo kusht do t’i mbojmë këto vlera që mos të kalojnë këto ligje, pastaj edhe ligj për flirtrizmin”, tha Maliqi.