Mbi 1 mijë çifte u martuan muajin e parë të vitit 2022

Muajin e parë të vitit 2022 në Kosovë kanë aplikuar mbi 1 mijë çifte për t’u kurorëzuar.
Në një përgjigje për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se muajin e kaluar janë martuar gjithsej 1 mijë e 203 persona.
Vitin që lamë pas në Kosovë është regjistruar numër i madh i kurorëzimeve edhe me shtetësitë e huaja.
Siç ka njoftuar MPB në vitin 2021, gjithsej 3 mijë e 510 qytetarë janë martuar me shtetas të huaj.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime, kurse në muajin nëntor të vitit 2021 ASK-ja ka regjistruar gjithsej 1 mijë e 366 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin tetor, ka rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-19%)./21Media

Back to top button