Mbi 15 mijë persona dolën nga Kosova për 24 orë

Në 24 orët e fundit, 15 mijë e 394 qytetarë kanë dalur nga pikat kufitare të Kosovës.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për rtv21.tv se numri i personave që kanë dalur nga vendi, të kontrolluar në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi është 5 mijë e 401, në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja është 6 mijë e 572, si dhe në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu është 3 mijë e 421.
Ndërsa numri i qytetarëve që kanë hyrë në Kosovë nga pikat kufitare është 17 mijë e 727. Prej tyre 8 mijë e 211 janë kontrolluar në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi, 5 mijë e 839 në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja dhe 3 mijë e 677 në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu.
Drejtoria Rajonale Kufitare Perëndimi, ka nën mbikëqyrje kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë, Malin e Zi, si dhe një pjesë të kufirit me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë. Ka nën kontroll dhe mbikëqyrje pikat e kalimit të kufirit: Vërmicë, Qafë Prush, Qafë Morinë, Kullë, Shishtavec, Orqushe dhe Glloboqicë/Borje.
Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikës e Maqedonisë, si dhe një pjesë të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë. Ka nën kontroll dhe mbikëqyrje pikat e kalimit të kufirit: Hani i Elezit, Dheu i Bardhë,  Muqibabë dhe Glloboqicë.
Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë. Ka nën kontroll dhe mbikëqyrje pikat e kalimit të kufirit: Merdare, Jarinje, Bërnjak dhe Mutivodë.
Aktualisht në Kosovë funksionojnë 16 pika të kalimit të kufirit./21Media

Back to top button