Mediat botërore për zgjedhjet

Prioritet i qeverisë së re, siç shkruan BBC, do të jetë zbutja e shkallës së papunësisë

Kandidatët kryesorë kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që po zhvillohen në Kosovë, pas një fushate të dominuar nga premtimet për rritje ekonomike në shtetin e varfër ballkanik, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, shkruan rtv21.tv

Rreth 1.9 milionë kosovarë, prej të cilëve pothuajse gjysmë milioni jetojnë jashtë vendit, janë të regjistruar të votojnë në zgjedhjet e treta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, thekson Reuters  duke shtuar se zgjedhjet e parakohëshme në vend janë thirrur në muajin maj kur qeveria e kryeministrit Isa Mustafa humbi votëbesimin në parlament, pas akuzave nga opozita për dështim të përmbushjes së zotimeve për të përmirësuar jetën popullsisë që konsiderohet si më e reja në Evropë.

Zgjedhjet në Kosovë zënë vend edhe në transmetuesin britanik BBC, ku poashtu u theksua se kosovarët votojnë në zgjedhjet e parakohëshme të thirrura muajin e kaluar pas humbjes së votëbesimit të kryeministrit Mustafa në parlament. Prioritet i qeverisë së re, siç shkruan BBC, do të jetë zbutja e shkallës së papunësisë, përmirësimi i ekonomisë së vendit, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve me vendet fqinje. Perëndimorët besojnë se inkorporimi i vendeve të ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian është mënyra më efektive e stabilizimit të rajonit të dëmtur nga luftërat e viteve të 90-ta, shkruan tutje BBC.

Edhe agjencia e lajmeve Asociated Press është fokusuar në votimin e kandidatëve për kryeministër në zgjedhejt e parakohëshme në Kosovë. Kandidatët për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Avdullah Hoti, kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet e parakohëshme për parlamentin e ri prej 120 ulësesh. 19 parti politike, pesë koalicione dhe dy iniciative të qytetarëve, të gjithë me premtimin për thyerje të izolimit dhe sigurim të rritjes ekonomike kandidojnë në këto zgjedhje, shkruan Asociated Press ./21Media

 

 

Back to top button