Minstri Aliu ndan arritjet përgjatë kësaj periudhe gati një vjeçare

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu prezantoi të arriturat, sfidat, planet strategjike e operacionale, si dhe qëllimet afatgjate të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në mesin e të arriturave Aliu të parën ka renditur nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës.
Sipas Aliut kjo linjë hekurudhore do t’i bashkojë ekonomitë e dy vendeve dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe rrugët regjionale të cilat janë përfunduar me sukses.

“Kemi përfunduar me sukses rehabilitimin e Rrugëve Regjionale: Brezovicë-Qendra e Skijimit, 9.2 km. Breaovicë-Prevallë, 10.7 km. Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë, 15.3 km”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Në punëtorinë për planifikim strategjik organizuar nga zyra e kryeministrit, Aliu gjithashtu ka përmendur edhe nërtimin e  254 vendndalime për autobusë ndër-urban, si dhe ka treguar se janë rehabilituar 30 rrugë rajonale.
Më poshtë e gjeni renditjen e të arriturave të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përgjatë kësaj periudhe gati një vjeçare./21Media

“-Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës. Kjo linjë hekurudhore do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.
-Është iniciuar hartimi i planeve të menaxhimit të pellgjeve lumore për lumenjtë Ibër, Morava e Binçës dhe Lepenc si dhe është konceptuar një program master mbi Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore.
-Është aprovuar nisma e bashkëfinancimit të projektit Zviceran për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë.
-Është funksionalizuar sistemi përcjellës i lejeve ujore. (Permit Tracking System)
-Është arritur aprovimi i asistencës teknike për vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe shoqëror, si dhe dizajni preliminar për digën e Firajës.
-Është nënshkruar moratoriumi për gurëthyesit e ri dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy vjeçare (Qershor 2021-Qershor 2023).
-Janë pezulluar aplikimet e reja për Hidrocentrale që bien ndesh me ligjin e ujërave.
-Është funksionalizuar plotësisht në nivel kombëtar dhe komunal Baza e të Dhënave Hapësinore për Planifikim Hapësinor.
-Në fushën e banimit social është arritur marrëveshja për fillimin e studimit të fizibilitetit për banim të përballueshëm dhe social, në bashkëpunim me UN-Habitat-in.
-Po vazhdon realizimi i projekteve të infrastrukturës rrugore ku vetëm gjatë kësaj periudhe u bë zhbllokimi i 20 kontratave të cilat nuk kishin zhvilluar aktivitete për mbi 2 vite.
-Po vazhdojnë punimet në rrugët:
Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë , Zhur-Dragash-Brod.
-Kemi përfunduar me sukses rehabilitimin e Rrugëve Regjionale:
Brezovicë-Qendra e Skijimit, 9.2 km.
Breaovicë-Prevallë, 10.7 km.
Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë, 15.3 km.
-Në bashkëpunim me WBIF-in, EBRD dhe EIB-në, ka përfunduar me sukses Studimi i Fizibilitetit dhe Ndikimit Mjedisor si dhe hartimi i Projektit Preliminar për segmentin e Autostradës Besi-Merdare.
-Është bërë studimi i fizibilitetit për Rrugën Prizren-Tetovë, ku pritet që në mbledhjen e ardhshme në mes të dy Qeverive të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e kësaj rrugë.
-Në sektorin e hekurudhave në bashkëpunim me ekspertët e BERZH-it dhe WBIF është bërë hartimi i projektit të parastudimit të fizibilitetit për Linjën Hekurudhore Prishtinë-Aeroport.
-Pas anulimit të tenderit për mirëmbajtje të rrugëve me vlerë 44 milion euro, sipas të cilëve lejohej ngritja e vlerës së kontratës në 30%, rrjedhimisht bëhej 57 milion euro, është rishpallur tenderi në vlerë prej 9 milion euro për një vit, dhe në këtë rast janë kursyer 30 milion euro, falë kritereve të ridizajnuara.
-Janë ndërtuar 254 vendndalime për autobusë ndër-urban.
-Janë rehabilituar 30 rrugë rajonale.
-Është miratuar programi i projektit Flows, projekt tejet i rëndësishëm për zvogëlimin e humbjeve në rrjet dhe zhvillimin e digave në Kosovë.
-Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të MMPHI-së dhe ERA, për zhvillimin e konceptit të monitorimit për ruajtjen e specieve të rrezikuara, monitorimit të botës së egër dhe përmbushjen e kërkesave të strategjisë së biodiversitetit të BE-së.
-Ka filluar implementimi i projektit të E-testimit për patentë-shofer për pjesën teorike, projekt ky i cili po zbatohet suksesshëm në shtatë qendrat e patentë-shoferëve, në të gjithë Kosovën.
-Me finalizimin e projektit të zgjatjes së pistës nga 2500m në 3040 metra, sistemi instrumental i aterimit është avancuar nga kategoria 2 në 3B, e që është një avancim jashtëzakonisht cilësor, e që e bën Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës më konkurrent në rajon”.
Back to top button