NATO: Ukraina ka të drejtë të bashkohet me aleancën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka mbrojtur të drejtën e kombeve si Ukraina për të kërkuar anëtarësimin në aleancë – diçka e kundërshtuar fuqishëm nga Rusia.
“Ne nuk mund të pranojmë një kthim në epokën e sferave të ndikimit ku fuqitë e mëdha ngacmojnë, frikësojnë ose diktojnë të tjerët,” tha ai në konferencën për shtyp, transmeton rtv21.tv.
Stoltenberg thotë gjithashtu se NATO po shqyrton dërgimin e “grupeve luftarake” në Rumani dhe gjetkë në juglindje të territorit të aleancës.
“NATO duhet të përgjigjet kur shohim veprime agresive nga Rusia”, thotë ai, ndërsa bën thirrje për dialog dhe de-përshkallëzimi nga Moska./21Media

Back to top button