​Nën ndikim të alkoolit deklaroi rrejshëm se e plaçkitën, i hapet kallëzim penal

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm një person i moshës 48-vjeçare kishte raportuar në Stacionin e Policisë në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc persona të panjohur e kishin sulmuar.
Ai deklaruar se këta persona i kishin grabitur para në vlerë prej 3 mijë e 500 euro.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet.
Ankuesi fillimisht është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila.
Ndërkaq më vonë, vet ankuesi, pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prani edhe të avokatit mbrojtës, rreth orës 15:00, në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm.
“Me datën 11.03.2023 rreth orës 07:30, personi A.G ( M/K) i moshës 48-vjeçar kishte raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës , rreth orës 15:00 , ai në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë’”, thuhet në komunikatë.

Back to top button