Reagimi i Fjollës pas akuzave se ka borxh mbi 20 mijë euro

Fjolla Morina, këto ditë u bë kryelajm në mediat rozë rreth një borxhi mijëra eurosh ndaj një agjencie turistike.
Bëhet fjalë për pushimin e vitit të kaluar në ishujt Maldive, ku ishte bashkë me ish- partnerin e saj Fisnik Syla.
Në një video të publikuar, Fjolla dëgjohet duke i mohuar këto akuza dhe kërkoi që lidhur me këtë të kontaktohet ish-partneri i saj me të cilin tha se nuk ka kontakt.
Protali rtv21.tv ka kontaktuar me avokatin e Fjollës, Fanol Krasniqin i cili ka konfirmuar se brenda dy dite do përgaditet padia ndaj personit që i ka bërë publike biseden telefonike bashkë me Fjollën.
“Po, besoj që 2-3 dite e dorëzojë kallëzimin penal’, ka thënë Krasniqi.
Pas publikimit të bisedës Fjolla ka reguar përmes një postimi në Instagram ku është shprehur se nuk ka qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit.
“Reagim. Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë ”, ka shkruar Fjolla në Instagram.

Përmes këtij postimi Fjolla në një mënyrë e ka konfirmuar edhe ndarjen, pasi që as kjo e as Fisniku nuk janë deklaruar asnjëherë rreth ndarjes./21Media 

Back to top button