Nesër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

1 min read

Kuvendi i Kosovës sonte ka miratuar kërkesën e Kryeministrit Albin Kurti, që nesër nga ora 14:00 të mbahet senacë e jashtëzakonshme.

Kuvendi ka njoftuar se seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian) i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së./21Media