Ngjarjet e datës 27 shkurt

Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon diskutimin publik “Pozita e avokatit në gjykatën në veri të Kosovës”. (Ambientet e OJQ, veri të Mitrovicës, ora 11:00)
Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 13:00)
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale zhvillojnë takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ku do të diskutohet për strategjinë legjislative lidhur me mirëqenien sociale dhe planet dhe prioritetet për fushën e mirëqenies. (Kuvendi, salla N10, ora 13:30)
Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku shqyrtohet raporti për Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve, plani i përformacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për 2023, raporti i shpenzimeve të Kuvendit për 2022, si dhe shqyrtohet lista e kandidatëve për pozitën e guvernatorit të BQK-së. (Kuvendi, salla C203, ora 13:30)
Ambasadori i Suedisë në Republikën e Kosovës, Jonas Westerlund, prezanton pikëpamjet e Suedisë, si shtet që ka presidencën aktualisht në BE, mbi relacionet e BE-së dhe Suedisë me Kosovën; shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës nga BE dhe qasjen e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. (Fakulteti Filozofik, salla 014, ora 14:30)
Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë takojnë delegacionin e grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi, salla N204, ora 15:00)
Lëvizja Feministe Studentore organizon diskutimin me temë “ Lufta kundër dhunës: Roli i aktivizmit studentor”. (Fakulteti Teknik, ora 17:30)

Back to top button