Ngritet aktakuzë për burrin që vrau gruan në Llaushë të Skënderajt

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q., pasi i njëjti dyshohet të ketë kryer katër vepra penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, S.Q në janar të këtij viti me dashje privoi nga jeta bashkëshorten L.Q, me çka ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë.
“Më datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, i pandehuri S.Q., me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, “Lëndimi i lehtë trupor“ si dhe “Dhuna në familje“.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit./21Media

Back to top button