Një i vdekur dhe 7 raste të reja me Covid-19

 

Një burrë mbi 80 vjet nga Malisheva ka vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar edhe 7 raste të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 2 mijë e 295 testime.

Tutje ministria ka njoftuar se janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103 mijë e 711. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 11 mijë e 511.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75 mijë e 553 doza të vaksinës./21Media

Back to top button