Një javë nga sulmet terroriste të Serbisë, Kurti: Vlerësojmë mbështetjen e aleatëve
Në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla, kështu ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka shkruar Kurti në “X”./21Media
It has been one week since the tragic terrorist attacks orchestrated by Serbia. Over the past 7 days, we have witnessed violence, threats, & the glorification of such acts. During this time, we deeply appreciate the support of our allies in our collective fight for democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023