Opel renditet si marka e dytë më e preferuara e veturave në Kosovë

Menjëherë pas Volkswagenit, renditet Opeli si marka më e shpeshtë e veturave që janë të regjistruar në Kosovë.
Portali rtv21.tv nga të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se në Kosovë janë mbi 37 mijë automjete të markës “Opel”.  Megjithatë marka “Volkswagen” prinë në Kosovë më rreth 3 mijë vetura më shumë të regjistruara.
Por njëjtë si Volkswageni edhe Opel janë marka me origjinë gjermane. Në fakt, në Kosovë mbizotërojnë veturat me origjinë gjermane, siç ka konfirmuar MPB për portalin rtv21.tv, në Kosovë janë mbi 147 mijë vetura me origjinë gjermane.
Rikujtojmë që afro 400 mijë automjete qarkullojnë në rrugët e Kosovës.  “Vetura më e vjetër në Kosovë është e vitit 1949, ndërsa vetura më e re është e vitit 2021”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për portalin rtv21.tv. / 21Media
 

Back to top button