Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Malit të Zi

 

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Osmani falënderoi ambasadorin për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve.

Ajo theksoi se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e integrimeve euro-atlantike.

Palët diskutuan edhe për rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë, thuhet në njoftimin e Presidencës./21Media

Back to top button