Përmirësim i situatës epidemiologjike me Covid-19 edhe në Gjinekologji

Bazuar në permiresimin e situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, javën e kaluar Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat.
Derisa muajt e kaluar të prekura me Covid-19 ishin edhe gratë shtatëzëna, këtë muaj në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike nuk ka qenë e hospitalizuar asnjë grua shtatzënë.
Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili në një përgjigjje me shkrim ka thënë se tash e “dy javë nuk e kemi asnjë paciente me Covid-19”.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës sot ka njoftuar se me oksigjeno-terapi janë 21 pacientë, në mjekim intensiv po trajtojhen 3 pacientë, kurse në Klinike Infektive janë 19 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person. Ndërsa nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1 mijë e 21./21Media

Back to top button