Niveli i ujit në lumin Mirusha u rrit përsëri gjatë pasditës së sotme. Lajmin e bëri të ditur komuna e Malishevës, e cila informoi se për të parandaluar vërshimet, komuna ndërhyri në disa pika, duke e hapur rrjedhën e lumit, sidomos në vendet ku ka ura.

“Të gjitha ekipet emergjente janë terren dhe në gatishmëri, dhe gjendja është e menaxhueshme. Njëra nga pikat ku është intervenuar sot, është edhe ura mbi lumin Mirusha, ku janë larguar mbeturina që janë sjellë nga uji gjatë dy ditëve të kaluara.”, informoi komuna.

Momentalisht, uji ka depërtuar në rrugën “Hamdi Berisha”, në rrugën e transitit, si dhe në urën mbi lumin Mirusha./21Media