Radhë në kufirin Serbi-Hungari, kjo është gjendja në pikë kalimet në Kosovë

 

Shumë shqiptarë, shtetas të Kosovës janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari pas radhëve të gjata në këtë pikë kalim kufitar.

Sa i përket pikave kufitare të Kosovës, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar informoi se ndryshe nga dita e shtunë, sot situata ishte më e qetë.

Aktualisht, sipas përditësimit të të dhënave në orën 16:00, në pikat e kalimit kufitar Merdar, te Dheu i Bardhë dhe Jarinje udhëtarët po presin deri në 20 minuta në dalje.

Kujtojmë që, gjatë të shtunës pritjet në pikën kufitare në Merdar ishin deri në dy orë.

Pritjet dhe kolonat janë si shkak i fluksit të veturave të mërgimtarëve, të cilët po kthehen pas pushimit të festave të fundivitit në Kosovë.

Back to top button