Plagosi një person dhe u largua, u arrestua 42 vjeçari

Një person u plagos sot me armë zjarri në Tiranë, derisa u arrestua personi i dyshuar.

Policia bëri të ditur se shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetë.

“Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.”, bëri të ditur Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë e përdorur nga shtetasi.

Vazhdon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button