Plagosja e dyfishtë në Klinë, arrestohen 5 të dyshuar

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar sot në Klinë nën dyshimin për veprat penale – vrasje në tentativë dhe – pjesëmarrje në rrahje.
Arrestimet ndërlidhen me rastin që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në Klinë, disa persona fillimisht ishin rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.
Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh./21Media

Back to top button