Prokuroria jep detaje për vrasjen në Vragoli

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vdekjen e 33 vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore”, ka njoftuar Prokuroria Themolore në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Rasti në fjalë. ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33-vjeç./21Media  

Back to top button