Publikohet “Bredhi në kohë” nga Naser Berisha

Këngëtari i njohur, muzika e të cilit pëlqehet shumë, Naser Berisha ka publikuar projektin më të ri muzikor “Bredhi në kohë”.
I njëjti ditë më parë kishte paralajmëruar këtë projekt.
“Bredhi në kohë” është pikërisht në stilin e Berishës, në zhanrin të cilin ai di ta bëjë më së miri.
Gjithashtu, ky projekt është kënga e shtatë e albumit të katërt të Naserit.
Muzika, teksti, orkestrimi i këngës të gjitha janë realizuar nga vet artisti.
Për videoklipin u përkujdes BB-Production.

E fundit nga Naseri është “Heroi yt”, këngë e cila shënoi një sukses të radhës për artistin./21Media

Back to top button