Raportohet e zhdukur një grua në Fushë Kosovë

Një grua është raportuar zhdukur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia të hënën e kësaj jave dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Ndërkohë që rasti është raportuar në Polici të enjten.

“Më 14.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Policia rastin e ka cilësuar si “Person i zhdukur” dhe është duke e hetuar./21Media

Back to top button