Rrahmani dhe Bajrami në formacionin e javës të Serie A

Dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Nedim Bajrami janë zgjedhur në formacionin e javës të 23-të të Serie A, pas paraqitjeve briliante në fundjavën që shkoi me skuadrat e tyre.
Dyshja shqiptare realizuan nga një gol këtë xhiro.
Rrahmani, shënoi gol dhe bëri një paraqitje tejet të mirë në fitoren 4:1 ndaj Sassoulos.
Ndërsa, fantazisti i Empolit, Bajrami shënoi gol kundër Romës në humbjen 2:4./21Media

Back to top button