Rritja e çmimit të naftës, Tahiri: Qeveri a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë?

Në Kosovë është rritur çmimi i natës. Lidhur me këtë ka reaguar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës ani pse kanë të ardhura më të ulëta paguajnë  njëjtë për naftë sikur çdo qytetar i Bashkimit Evropian. E për këtë ai i është drejtuar Qeverisë.
“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta.
Rritja e çmimeve të produkteve elementare po e vështirëson tej mase jetën e qytetarit të Kosovës. Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!”, ka thënë Tahiri.
 
Në Kosovë, sot një litër naftë po kushton 1.75 euro, ndërkaq benzina 1.77 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni.
Berjani në një prononcim për portalin rtv21.tv kryetari i shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet janë të larta, por kjo po ndodhë në gjithë botën./21Media
 
 

Back to top button