Rukiqi për tubimet elektorale: Si arsyetohen tash ndalesat për organizimin e ahengjeve?

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi sonte ka deklaruar se tubimet e fundit elektorale, me dhjetëra persona në hapësira të mbyllura, i bëjnë të pavlera të gjitha masat kufizuese për parandalimin e pandemisë.

Rukqi ka theksuar se edhe politikanët e edhe qyetarët e tjerë janë të barabartë para ligjit.

“Si mund te arsyetohet, tash e tutje, ndalesa per organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve? Si mund te arsyetohet kufizimi i orarit te punes?? Politikanet ehe qytetaret e tjere jane te barabarte para ligjit. Hipokrizi e llojit te vet eshte qe te njejtit qe premtojne sundim te ligjit, te vazhdojne naten dhe diten te shkelin ligjin.”, ka shkruar Rukiqi në facebook./21Media

Back to top button