Rusia po përpiqet të fshijë historinë tonë, u tha Zelensky studentëve në Britaninë e Madhe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot u foli studentëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në disa universitete.

Veprimtaria është organizuar nga Unioni i Studentëve të Ukrainës dhe universitetet që marrin pjesë përfshijnë Birmingham, Kembrixh, Coventry, Glasgow, LSE, Manchester, Oxford, UCL dhe City, Universiteti i Londrës.

Zelensky u tha atyre se tani janë 107 ditë që nga fillimi i luftës dhe shtoi se “107 ditë jemi testuar për mbijetesë”.

“Kjo luftë është e dukshme dhe monstruoze”, tha ai dhe shtoi se rusët “flasin për qëllime paqësore, por… ata po vrasin fëmijë dhe gra.”

Zelensky foli për historinë dhe zgjodhi disa ngjarje historike nga qytetet e Mbretërisë së Bashkuar ku bazohen universitetet, shkruan BBC

“Misioni [rus] është të fshijë historinë tonë, shtetin tonë, identitetin tonë dhe të mohojë ekzistencën tonë. Dhe si i tillë t’i tregojë botës se ne kurrë nuk kemi ekzistuar se ne jemi një popull i krijuar artificialisht si një shumëllojshmëri bimësh ose kafshët.”, u shpreh ai./21Media

Back to top button