Rusia thotë se komandanti u vra në përleshjen ku përfshihej djali i deputetes britanike

Garda Kombëtare e Rusisë thotë se një nga komandantët e brigadës së saj është vrarë në një betejë kundër forcave pro-ukrainase në Donbas.
Tutje, Garda tha se përleshja përfshinte Ben Grant, djalin e Helen Grant, deputete konservatore për Maidstone dhe The Weald.
Javën e kaluar, Daily Telegraph publikoi pamjet e asaj që u tha se ishte një betejë që përfshinte Grant, që thuhet se luftonte për trupat ukrainase.
Garda Kombëtare Ruse, e njohur gjithashtu si Rosgvardia, tha se rreshteri Adam Bisultanov nga distrikti i saj i Kaukazit të Veriut u vra më 26 maj, “ndërsa shpëtoi shokët e tij që kryenin një detyrë luftarake”, përcjell rtv21.tv
“Më vonë u zbulua se njësia e Gardës Kombëtare ishte përfshirë në një përleshje me një grup mercenarësh nga Britania e Madhe dhe SHBA”.
Qindra luftëtarë të huaj kanë dalë vullnetarë për t’iu bashkuar Legjionit Ndërkombëtar të krijuar nga Ukraina, por pavarësisht pretendimeve të Rusisë, nuk ka asnjë provë që ata e bëjnë këtë për para, raporton BBC
Autoritetet ruse dhe mediat shpesh e veçojnë Britaninë për kritika e për mbështetjen e saj për ushtrinë e Ukrainës. Kremlini ka zbatuar gjithashtu një narrativë se forcat ruse nuk po luftojnë vetëm Ukrainën, por edhe Perëndimin./21Media

Back to top button