Sot s’ka bisedime, por ndeshje futbolli! Maqedonia shkon në Bullgari për të fituar

Po freskohen para ndeshjes me Bullgarinë. Futbollistët e përfaqësues së Maqedonisë sot nisin ciklin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Për 11 ditë të grumbulluarit e trajnerit Milevski do të zhvillojnë 4 ndeshje.
Në Razgrad të Bullgarisë përfaqësuesja do të udhëhiqet nga kapiteni Enis Bardhi.
Por çfarë do të thotë për Bardhin mbajtja e shiritit të kapitenit.
“Për herë të fundit kur isha kapiten shënova 3 gola”, deklaroi Enis Bardhi – kapiten.
Megjithatë Bardhi është i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë të zhvillohen aq shumë ndeshje për një periudhë të shkurtër, por thotë se ekipi ka kapacitet dhe cilësi.
“Ndeshja e parë është ndeshja e parë, duhet të japim maksimumin që të fillojmë me këmbë të mbarë dhe shpresoj që në këto 4 ndeshje të jenë të mira. Edhe pse kohë është shumë e shkurtër besoj se kemi mjaftueshëm lojtar dhe cilësi që ti tejkalojmë të gjitha 4 ndeshjet”, tha Enis Bardhi – kapiten.
Trajneri Bobi Milevski si çdo herë është me këmbë në tokë. Thotë se në këto ndeshje s’ka favorit dhe se favoriti tregohet në fushë.
“Për mua favoriti duhet të tregohet në fushë. Para fillimit të ndeshjes në futbollin e ditës së sodit favorit sipas meje nuk ka, ky është mendimi im. Sa i përket grupit tonë, se ne jemi favorit. Nuk pajtohem, sepse jemi në grup me cilësi të barabarta”, theksoi Bobi Milevski – trajner.
Për shkak të lëndimit në këtë ndeshje do të mungojë Stefan Ristovski, ndërsa në mesfushë mungon edhe Arijan Ademi.
Pas ndeshjes me Bullgarinë, Maqedonia të dielën përballet Gjibraltarin, më 9 qershor në Shkup e pret Gjeorgjinë, ndërsa më 12 qershor sërish takohet me Gjibraltarin./TV21

Back to top button