Salah ia kalon Ronaldos, këta janë futbollistët më të paguar në botë

Mohamed Salah ka vazhduar zyrtarisht kontratën me gjigantin anglez, Liverpool. Lajmi që tifozët e Liverpoolit e kanë dëshiruar prej muajsh më në fund ka mbërritur të premten pasdite dhe është një gjë shumë e nevojshme për skuadrën për sezonin e ri 2022/23.
Largimi i Sadio Mane-s në Bayern Munich ka nënkuptuar se Liverpool thjesht nuk mund të përballonte humbjen e Salah dhe kjo është arsyeja pse klubi ka përmbushur kërkesat e tij të larta për paga.
Egjiptiani tani është lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit, ku paga e tij besohet të jetë rreth 464,000 euro në javë, e cila është afro dyfishi i fituesit të dytë më të lartë në klub, Virgil van Dijk.
Liverpooli ka kaluar të gjithë kufijtë për të mbajtur Salah dhe është e lehtë të kuptohet pse, kur shikon se çfarë ka arritur ai që nga transferimi në “Anfield Road” në verën e viti 2017.
Ish-sulmuesi i Chelsea-s dhe Romës është pa diskutim një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpoolit, duke regjistruar 156 gola në 254 ndeshje dhe duke fituar një bollëk trofesh, përfshirë titullin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.
Tani, burimet e “Daily Mail” kanë zbuluar 10 futbollistët me pagat më të mëdha në ditët e sotme pas shpalljes së marrëveshjes së re të Salah, me njeriun kryesor të Jurgen Klopp tani përpara super-yllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldos.
Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain – 1,160,000 euro në javë
Lionel Messi, Paris Saint-Germain – 1,113,000 euro në javë
Neymar, Paris Saint-Germain, 703,412 euro në javë
Mohamed Salah, Liverpool – 464,000 euro në javë
Kevin De Bruyne, Manchester CIty – 446,887 euro në javë
Cristiano Ronaldo, Manchester United – 446,887 euro në javë
Erling Haaland, Manchester City – 435,000 euro në javë
David De Gea, Manchester United – 435,000 euro në javë
Antoine Griezmann, Atletico Madrid (në huazim nga Barcelona) – 413,226 euro në javë
Robert Lewandowski, Bayern Munich – 406,000 euro në javë

Back to top button