Sërish anulohet konkursi për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshme të TKK-së është hapur në muajin tetor të këtij viti.
Ky është konkursi i dytë për zgjedhjen e drejtorit të TKK-së që anulohet gjatë këtij viti.
Në muajin mars, Këshilli Drejtues i kaluar TKK-së, kishte zgjedhur Naser Shatrollin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së, sipas konkursit të shpallur më 26.11.2020.
Por, në muajin maj, zgjedhja e Shatrollit në krye të TKK-së u anulua pas një vendimi të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik, për parregullsi gjatë procesit të konkursit.
Që nga janari i 2020, TKK udhëhiqet me zëvendësues të drejtorit të përgjithshëm./kallxo
 

Back to top button