SHBA dhe talibanët nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare

Konflikti afgan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talibanët kanë nënshkruar një marrëveshje që synon të hapë rrugën drejt paqes në Afganistan, pas më shumë se 18 vjet konflikti.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha trupat e tyre nga vendi brenda 14 muajve nëse militantët e mbështesin marrëveshjen, transmeton 21Media.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo dhe krerët e talibanëve morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Doha në Katar.

Bisedimet midis qeverisë afgane dhe talibanëve do të vazhdojnë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Doha, militantët ranë dakord të ndalojnë sulmet dhe të mos lejojnë që al-Kaeda të veprojë në zonat që kontrollojnë.

SHBA-ja dërgoi trupat në Afganistan, disa javë pas sulmeve të shtatorit 2001 nga grupi al-Kaeda në New-York.

Më shumë se 2 mijë e 400 trupa amerikane janë vrarë gjatë konfliktit. Rreth 12 mijë janë akoma të vendosur në vend. Presidenti amerikan, Donald Trump ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit./21Media

Back to top button