Shefchenko flet fjalët e para si trajner i Genoas

Genoa ka emëruar zyrtarisht Andriy Shevchenkon si trajnerin e tyre të ri me kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Davide Ballardini u shkarkua pas barazimit 2-2 me Empolin në “Stadio Castellani” të premten në mbrëmje.
Gjenovianët janë në zonën e rënies dhe presin nga Shevchenko për të udhëhequr projektin e ri, tani që klubi është marrë përsipër nga firma amerikane 777 Partners.
“Fillimi i kësaj aventure të re për të rikthyer Genovën në historinë e saj të madhe”, shkroi Shevchenko në rrjetet sociale.
Genoa lëshoi një deklaratë duke njoftuar se ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Si lojtar, ai nuk është i panjohur për Serinë A, me dy periudha të ndryshme në Milan nga 1999 deri më 2006 dhe përsëri në sezonin 2008-09 në huazim nga Chelsea, gjatë së cilës ai fitoi Topin e Artë 2004.

Back to top button